Një 18-vjeçar në Vlorë ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë pasi është qëlluar me sëpatë.

Autori i kësaj ngjarje është 41-vjeçari Bako Zenelaj, i cili pas ngjarjes u largua por u arrestua nga policia disa minuta më vonë.

Mësohet se mes 18-vjeçarit dhe 41-vjeçarit ka patur një konflikt për kullotat në fshatin Ramicë.

Në këtë moment, Bako Zenelaj e goditi me sëpatë në dorë adoleshentin me iniciale R.L.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe u dërgua në spital. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, 41-vjeçari Zenelaj akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.

/tvklan.al