18-vjeçarja shet virgjërinë: Kam ambicie për të ardhmen

Një 18-vjeçare ka nxjerrë në shitje virgjërinë e saj në një ankand online. Adoleshentja nga Londra e quajtur Jade, thotë se ka marrë këtë vendim sepse dëshiron të ndërtojë një të ardhme më të mirë për veten e saj. Jade tregon se ka ambicie të mëdha për të ardhmen dhe dëshiron që të paguajë borxhet e nënës së saj.

18-vjeçarja nuk ka pasur asnjëherë të dashur pasi e ëma e kishte këshilluar që të fokusohej tek studimet e saj. Ankandi për virgjërinë e Jade fillon nga 100 mijë Paund.

“Kam vendosur të shes virgjërinë time sepse kështu mund të ndihmoj nënën time që është në vështirësi financiare. Ajo është një nënë e vetme dhe më ka rritur shumë mirë e më ka mësuar të respektoj të tjerët dhe veten, kështu që do t’i kthej asaj borxhin”, thotë Jade.

Ajo sqaron gjithashtu se pjesën tjetër të parave do ta përdorë për të paguar studimet e larta, të hapë një biznes personal, të udhëtojë nëpër botë dhe të bëjë bamirësi.

“Ky është vendimi im personal, dua një jetë më të mirë për veten dhe familjen time. Besoj se me ankandin e virgjërisë, ëndrrat e mia do të bëhen realitet“, shprehet 18-vjeçarja. /tvklan.al

Kategori
LifestyleTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*