Një 18-vjeçare humbi tragjikisht mëngjesin e së dielës së shkuar në Nolensville, Tennessee, në SHBA. Lindsay Stewart u shua pak orë pasa se të diplomohej, si pasojë e një aksidenti me makinë.

Ajo udhëtonte në autostradë kur humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rruge duke u përplasur me një shtyllë. Përgjatë gjithë javës, në komunitetin ku ajo jetonte janë mbajtur homazhe në nder të 18-vjeçares, ndërsa varrimi i saj do të mbahet këtë fundjavë.

Ndërkohë, sipas mediave vendase, familja e Lindsay tha se vdekja e saj shpëtoi 4 jetë të tjera, pasi organet e saj u dhuruan. Miq e të afërm e përshkruajtën të renë si një vajzë të mrekullueshme dhe plot jetë.

/tvklan.al