Një vajzë e re ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në kryeqytet, pasi gjendja e saj shëndetësore u rëndua. Policia e Tiranës njofton se 18-vjeçarja me iniciale S.B. vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Rreth orës 22:10, ajo është ndjerë keq në banesën e saj në Mullet dhe familjarët njoftuan ambulancën.

Me mbërritjen në spital, pavarësisht ndihmës së dhënë nga mjekët, e reja ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al