1804 drejtues mjetesh janë penalizuar nga policia rrugore, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidentet rrugore. gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar11 shoferë për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, si dhe janë tërhequr 50 patenta, për shpejtësi tej normave të lejuara.  

Shkeljet më të rrezikshme janë konstatuar si parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi. 

Autostrada fier-Vlorë, vijon të jetë problematike, ku radari ka regjistruar shpejtësinë deri në 182 km/h. Masat ndëshkimore janë dokumentuar me dronë, radarë, kamera, aparate fotografike dhe makina të paloguara.

Klan News