Në 24 orët e fundit u shënuan 3 viktima

Vijon të përkeqësohet situata me koronavirusin në Kosovë. Në 24 orët e fundit janë shënuar 183 raste të reja duke çuar numri total të rasteve pozitive në 3 886.

Rastet pozitive janë kryesisht nga komuna e Prishtinës, Gjilanit, Pejës dhe Vushtrrisë. Në 24 orët e fundit u shënuan edhe 3 viktima të tjera duke e çuar numrin total të personave që e kanë humbur betejën me Covid në 81.

Tv Klan