185 të infektuar dhe 6 viktima nga Covid-19

Shifrat po tregojnë një përhapje më të paktë të koronavirusit mes qytetarëve në ditët e para të vitit 2021. Këtë të hënë, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 185 persona të prekur nga Covid në 24 orët e fundit.

Megjithëse numri i testimeve është më i ulët se zakonisht, vetëm 1281 të tilla, edhe në përqindje rezulton një ulje e përhapjes së virusit.

Bie në sy rrallimi i rasteve të reja në Tiranë, me 31 persona të konfirmuar gjithsej, ndërkohë që kryeqyteti ka qenë vatra kryesore e infeksionit që nga fillimi i pandemisë.

Numri i të shëruarve me Covid është më i lartë se ai i të prekurve. Autoritetet raportojnë së janë shëruar 348 qytetarë në 24 orët e fundit, që e çon numrin e të shëruarve në 34 mijë e 996 që nga fillimi i epidemisë.

Gjithsesi viktimat në spitalet Covid janë 6 persona, duke e çuar numrin total të humbjeve të jetës në 1 mijë e 199.

Aktualisht në spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Tv Klan