15 në terapi intensive, 6  të intubuar

Rritet sërish numri i të shtruarve si pasojë e infektimit me covid. Sipas burimeve zyrtare sot në dy spitalet covid po trajtohen 185  paciente, prej të cilëve 15 janë në terapi intensive dhe 6 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.

Në dy spitalet covid  atë në shërbimin Infektiv dhe në spitalin ‘Shfeqet Ndroqi’ po marrin shërbim të specializuar edhe dhjetëra qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Po ashtu nën kujdes mjeksore janë edhe disa pacientë të cilët rezultojnë covid negative me teste por kanë simptomat klinike të sëmundjes.

Tv Klan