9 viktima nga koronavirusi në Shqipëri

9 viktima nga koronavirusi në Shqipëri

11:30 27/03/2020

Një 52-vjeçare nga Vlora vuante nga hipertensioni

Ishte 52 vjeç dhe vuante vetëm nga hipertensioni, viktima e nëntë nga Covid-19 në vendin tonë. Gruaja nga Vlora ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT. Dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive.

Nga përditësimi i fundit zyrtar i te dhënave, numri i të prekurve nga koronavirusi është 186 persona. Pas Tropojës, harta e qyteteve që ka evidentuar raste me Covid-19 ka arritur në 16 duke përfshirë edhe Pukën.

Në pavijonin infektiv janë të shtruar 72 pacientë, mes tyre edhe deputeti i opozitës Adriatik Alimadhi. Fatmirësisht dy ditët e fundit është dyfishuar edhe numri i personave të shëruar nga koronavirus, nga 17 që ishte pak ditë më parë.

Gjatë së premtes 6 pacientë dolën nga spitali infektiv. Pas kryerjes së testit të dytë ata kanë rezultuar negativ për Covid-19, por do të vijojnë karantinimin brenda në banesë edhe për 14 ditë të tjera.

Deri tani nga 9 mjekë dhe infermierë të infektuar me koronavirus, rezultojnë të shëruar 1 mjek i spitalit të Durrësit dhe një infermier i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo