16 në terapi intensive, 5 të intubuar

Rritet sërish numrit i të shtruarve si pasojë e infektimit me Covid-19. Sipas burimeve zyrtare, të hënën në dy spitalet Covid po trajtohen 189 pacientë, prej të cilëve 16 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.

Në dy spitalet Covid, atë në Shërbimin Infektiv dhe në spitalin Shfeqet Ndroqi, po marrin shërbim të specializuar  edhe dhjetëra qytetarë, të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Po ashtu nën kujdes mjekësor janë edhe disa pacientë të cilët rezultojnë Covid negativë me teste, por kanë simptomat klinike të sëmundjes.

Tv Klan