18 në terapi intensive, 6 të intubuar

Rritet sërish numrit i rasteve të rënda me koronavirus. Sipas burimeve zyrtare, sot në dy spitalet Covid po trajtohen 189  pacientë, prej të cilëve 18 janë në terapi intensive dhe 6 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.

Në dy spitalet Covid, atë në Shërbimin Infektiv dhe në spitalin Shfeqet Ndroqi po marrin shërbim të specializuar edhe dhjetëra  qytetarë, të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Po ashtu, nën kujdes mjekësor janë edhe disa pacientë të cilët rezultojnë Covid negativë me teste, por kanë simptomat klinikë të sëmundjes.

Tv Klan