Deputetët e opozitës bllokuan foltoren me karrige dhe ndezën tymuese
Pa pritur orarin e nisjes së seancës plenare, deputetët e PD nxituan të mbërrinin më herët për të vijuar rezistencën brenda në sallë. Përveç karrigeve të përmbysura, deputetët e PD hodhën tymuese në sallë duke e bërë akoma më të vështirë zhvillimin e seancës. Nisur nga kushtet në të cilat përfundoi kuvendi, ministri i Brendshëm Taulant Balla paralajmëroi ndjekje penale për deputetët e opozitës.
I pashqetësuar nga ky paralajmerim, Sali Berisha vijoi komunikimin në rrjetet sociale me ndjekësit e tij.
Njësoj si herën e fundit, të gjitha projektligjet e parashikuara u hodhën për votim, por nuk pati diskutime konstruktive. Në mes të kaosit dhe tymit, mazhoranca rrëzoi 6 projektligjet e Partisë Demokratike.
Pas 19 mintuash seanca u mbyll, ndërsa kryedemokrati Berisha tha se opozita është e vendosur të luftojë në parlament, duke mos përjashtuar as mundësinë e grevës së urisë.
“Ne do luftojnë në parlament deri në rikthimin e të drejtave tona. Gjersa të krijohen komisionet parlamentare, derisa Rama, të paraqitet… Ka Kushtetutë para ligjeve, Kushtetuta është ligji suprem i një vendi.”
Jashtë seancës plenare, PS argumentoi qëndrimin me votë ndaj propozimeve të opozitës.
Çuçi thotë se nuk po i mohohen të drejtat opozitës, por e ka të veshtirë të thotë se përse ata nuk janë lejuar në ambientet e kryesisë së Kuvendit.
Teksa rruga për dialog nuk duket në horizont, seanca e së enjtjes vijon të mos prodhojë asgjë përveç kaosit dhe trazirave.
Klan News