19 nominime “Emmy Award” për filmin Chernobyl

19 nominime “Emmy Award” për filmin Chernobyl

21:48 16/08/2019

U kontestua nga Rusia, por filmi amerikan mbi tragjedinë e Chernobyl ia ka dalë të sigurojë 19 nominime për “Emmy Award”. Një ndër pjesët që është vlerësuar më shumë është rikrijimi i detajeve të pamjes së njerëzve të prekur nga tragjedia bërthamore.

Realizimi thuaje në perfeksion, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, duke shtuar kureshtjen sesi ja ka arritur dizenjatori Daniel Parker.

Ai është shprehur se ka dashur që të përcjellë në film imazhe sa më pranë reales, sesi me qindra persona u prekën nga rrezatimi.

Parker shprehet se i janë dashur tre muaj që të krijojë imazhet, pas disa kërkimeve intensive, madje shpeshherë edhe duke pasur edhe ndonjë kontak me të prekurit.

Një ndihmë për të kanë qenë edhe kërkimet shkëncore, për të zbuluar se çfarë ndodh me trupin e një individi, pas një shpërthimi të tillë.

Deri më tani filmi mbi katastrofën bërthamore të vitit 1986 ka siguruar më shumë se 2 milionë shikues.

Klan Plus

LAJMET
Të ngjashme
UKT