42 pacientë në terapi intensive

Vijon të mbetet shqetësuese situata e Covid-19 në vendin tonë, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 19 viktima, duke e çuar në 1835 numrin e jetëve të humbura që prej nisjes së pandemisë.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë të moshave 47-87 vjeç, prej të cilëve; 10 qytetarë nga Tirana, 2 nga Elbasani  e Berati, dhe 1 qytetar nga Lushnja, Durrësi, Kavaja, Fieri, e Mati.

I lartë është edhe numri i të infektuarve, ku gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19 rezultojnë 892 qytetarë. Numri më i madh i të prekurve është shënuar në kryeqytet, me 374 raste të reja.

Në Fier janë 55 qytetarë të infektuar, në Vlorë 47, në Durrës 45, e ndjekur nga Shkodra me 30 raste të reja, Kruja e Berati me 26 raste të reja dhe Kavaja, Lushnja e Kuçova me 25 raste.

Edhe në spitale numri i të shtruarve sërish është i lartë, ku aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 650 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Tv Klan