19 viktima dhe 16 të zhdukur nga tërmeti dhe tajfuni

19 viktima dhe 16 të zhdukur nga tërmeti dhe tajfuni

18:28 13/10/2019

Shtëpi që i merr lumi… ndërtesa të shndërruara në grumbuj masivë gërmadhash, lagje të tëra të zhytura në ujë.

Janë pasojat e katastrofës së dyfishtë natyrore që goditi Japoninë gjatë orëve të fundit. 19 janë të vdekurit e të paktën 16 të tjera rezultojnë të zhdukur. Rajonet qendrore, në veçanti ai i Naganos ku u shkaktuan dëmet më të mëdha, u goditën fillimisht nga një tërmet i magnitudës 5.7 i shkallës Rihter, më pas nga tajfuni Hagibis me një shpejtësi të lartë prej 215 km/orë.

Reshjet e dendura shkaktuan daljen nga shtrati të lumit Çikuma që përmbyti ndërtesat deri në katin e dytë të tyre, ndërsa shkaktoi rrëshqitje në shumë zona.

Mbi 370 mijë shtëpi janë pa energji e elektrike, 14 mijë nuk furnizohen me ujë nga dëmtimi i rrjeteve të shpërndarjes. Autoritetet kanë angazhuar 27 mijë ushtarë për të ndihmuar me operacionet e evakuimit, ndër të cilët edhe pjesëmarrësit në ndeshjet e kampionatit botëror të Regbisë. Rreth 7.3 milionë banorë janë këshilluar të largohen përkohësisht nga banesat pasi mund të preken nga pasojat e kësaj katastrofe.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi