Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia në Kavajë pasi një konflikti në familje. Mësohet se i riu me iniciale D.G. qëlloi me thikë gjyshin e tij me iniciale R.B.

Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, 19-vjeçari u largua me shpejtësi nga banesa. Por pas disa orësh kontrolle dhe kërkime në zonë, policia mundi ta gjente dhe ta arrestonte.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një debati për motive banale. I riu akuzohet për dhunë në familje dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta. /tvklan.al