Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës për armëmbajtje pa leje.

I riu me iniciale R.G. u ndalua nga uniformat blu në kryqëzimin e Shënvlashit pas informacioneve që autoritetet kishin siguruar në rrugë operative për 19-vjeçarin.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. I riu u arrestua për armëmbajtje pa leje. /tvklan.al