Pas 10 ditësh me Covid, shtrohet në spitalin “Shefqet “Ndroqi”

Një 19-vjeçare shtatzënë e prekur nga Covid-19 ka sjellë në jetë foshnjen e saj në spitalin Covid 2, “Shefqet Ndroqi”.

19-vjecarja, e cila kishte 10 ditë në shtëpi me shenja klinike, u detyruar të shtrohej në spitalin “Shefqet Ndroqi” pas rëndimit të gjendjes shëndetësore dhe vështirësisë në frymëmarrje.

Pas 3 ditësh e hospitalizuar, mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” në bashkëpunim me mjekët gjinekologë të maternitetit “Koço Gliozheni” kryen ndërhyrje cezariane për të shpëtuar jëtën e 19-vjeçares dhe foshnjes së parë të saj që i vendosi emrin Noel.

Aktualisht 19-vjeçarja është transportuar në maternitetin ‘Koco Gliozheni’ dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore bashkë me djalin e saj.

Tv Klan