Nëntëmbëdhjetë vite më parë, NATO nisi “Operacionin e Forcave Aleate” ndaj Jugosllavisë për t’i dhënë fund masakrave serbe ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë.

Çdo gjë nisi më 24 Mars të vitit 1999 në orën 20:00, kur forcat e NATO-s nisën sulmet ndaj pozicioneve ushtarake jugosllave në Kosovë dhe Serbi. Sulmet që vazhduan rreth 78 ditë, ishin ato që çuan në çlirimin e shumëpritur të Kosovës. Ishte Presidenti Bill Klinton që urdhëroi operacionin ushtarak.

Gjatë luftës, humbën jetën më shumë se 10 mijë kosovarë, si dhe mbi 1 milion të tjerë u zhvendosën në Shqipëri dhe Maqedoni. Ish-drejtuesit e luftës, tashmë njëri President e tjetri Kryeministër, falenderuan Shtetet e Bashkuara për rolin e tyre në çlirimin e Kosovës.

Klan Plus

Gazetare: Xhois Kuta