Në Shqipëri, sipas statistikave zyrtare, janë 190 mijë të papunë. Instituti i Statistikave raporton se nga viti 2016 deri në fund të 2017-s, numri i të papunëve ka rënë me 1.5%, ku më e dukshme është papunësia tek të rinjtë, e cila është tkurrur me 3%.

Paga mesatare është rritur me 7% gjatë vitit që shkoi, ku pjesën më të madhe të ndikimit e ka pasur sektori publik. Në Shqipëri niveli mesatar i rrogës ka arritur në 48 mijë e 900 lekë, ku sektorët më të paguar mbeten ligjvënësit, nëpunësit e lartë të administratës, drejtorët ekzekutivë dhe teknikët.

Sektori i shërbimeve dhe i bujqësisë ka përqindjen më të lartë të punësuarve në ekonominë shqiptare, ndërsa vetëm 44% e forcës së punës rezultojnë të punësuar me pagë. Pjesa tjetër, 35% janë të vetëpunësuar dhe 20% rezultojnë punëtorë në biznesin e familjes.

Tv Klan