“1917″ merr 7 trofe në çmimet “Bafta”

“1917″ merr 7 trofe në çmimet “Bafta”

12:26 03/02/2020

 Joaquin Phoenix dhe Renée Zellweger nuk njohin rivalë

1917 i Sam Mendes ka triumfuar në çmimet Bafta, ose sic njihen ndryshe, oscarët britanikë. Bazuar në ngjarje të Luftës së Parë Botërore, filmi mori shtatë trofe, përfshirë filmi dhe regjisori më i mirë.

Protagonist absolut Royal Albert Hall në Londër, me sa duket edhe pa rivalë, ishte Joaquin Phoenix , i cili u vlerësua si aktori më i mirë për rolin e tij monumental në filmin Joker”,i cili u vlerësua me tre çmime.

Në të njëjtën linjë duket edhe Renée Zellweger, e cila u vlerësua si aktorja më e mirë për “Judy”-in.

Sërish zhgënjim për irlandezin e Scorsese, i cili nuk mori asnjë çmim edhe pse ishte kandidat për 10 të tillë.

Aktorët me të mirë jo protagonistë në Bafta ishin ishin Laura Dern për historinë e një martese, dhe Brad Pitt për rolin e tij në filmin “Na ishte njëherë në Hollivud”.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi