Shiten veshjet e aktorit të “Superman”, në filmin e vitit 1978

Tashmë një person i thjeshtë mund të ndihet “Superman” sa herë të dojë. Një ndër fansat e superheroit, ka blerë për 193 mijë dollarë pelerinën e Supermenit e veshur nga aktori i ndjerë Christopher Reeve, në filmin e prodhuar në 1978.

Në një ankand me veshje dhe sende nga ikonat e Hollywood, pelerina arriti të kapë një ndër shumat më të larta, duke vendosur edhe një rekord të ri për sa i përket veshjeve të këtij lloji, duke marrë titullin “pelerina më e shtrenjtë e superheroit që është shitur në një ankand”.

Ndonëse veshja e “Superman-it” nuk ishte artikulli kryesor i ankandit, ajo ia doli të lërë në hije llullën e Bilbo Baggins, me të cilën luajti Ian Holm në trilogjinë e ‘Lord of the Rings’, e cila nuk mori asnjë ofertë.

Mesa duket heronjtë ishin më të pëlqyerit nga fansat, pasi edhe kostumet e veshura nga Patrick Stewart në Star Trek dhe kostumi i Dan Akroyd nga Ghostbusters II, u shitën.

Klan Plus