8 viktima, shkon në 373 numri i jetëve të humbura

Kosova ka shënuar një rënie të lehtë të numrit të viktimave dhe rasteve të reja me Covid-19.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 8 persona të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave në 373.

Ndërkohë që nga 491 testime të kryera, autoritetet shëndetësore në Kosovë raportuan se kanë rezultuar pozitive 193 raste.

Numri total i rasteve aktive në Kosovë është 4 mijë.

Tv Klan