195 kg kanabis, policia zbardh tentativën për trafikun e drogës



195 kg kanabis, policia zbardh tentativën për trafikun e drogës

12:01 30/05/2020

Katër persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim në lidhje sasinë e kanabisit që u zbulua në një kamion të premten në pikën kufitare të Kapshticës. Policia ka dalë me një njoftim këtë të shtunë ku thotë se falë hetimit intensiv bëri të munduar zbardhjen e kësaj  tentative trafikimi lëndësh narkotike.

Mësohet se pas skanimit që i është bërë kamionit tip “Iveco” u shfaqën dyshime se mbi karrocerinë e mjetit mund të ishte fshehur drogë. Konkretisht, uniformat blu zbuluan në sipërfaqen e karrocerisë 195 kilogramë kanabis. Menjëherë në pranga ra drejtuesi i mjetit, një 54-vjeçar me iniciale S.V nga Tirana. Ai është një person i dënuar më parë për dhunë në familje.

Sipas autoriteteve kamioni kishte destinacion Greqinë. Por pas shoqërimit të 54-vjeçarit u bë e mundur gjeta e të tjerë personave që ishin implikuar në këtë trafik droge. Prandaj, policia thotë se ka vënë në pranga pas prokurorisë së Korçës 64-vjeçarin SH.H. i dënuar më parë për vetëgjyqësi; V.C., 55-vjeçar i dënuar më parë për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike dhe M.J., 48 vjeç i dënuar më parë për falsifikim, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumentacionin e kamionit.

Në kërkim u shpall një 56 vjeçar me iniciale B.M. Sëbashku me 64-vjeçarin SH.H dhe 55-vjeçarin V.V dyshohen se kanë qenë organizatorë të kësaj veprimtarie./tvklan.al



Të ngjashme