Të larta shifrat e pacientëve në spitalet Covid

Edhe e hëna shënoi një rënie të lehtë të numrit të fataliteteve nga Covid-19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë raporton për 3 viktima, një qytetar nga Himara, një nga Korça dhe një nga Durrësi, të moshave nga 66 deri në 83 vjeç. Shkon në këtë mënyrë në 3092 numri i jetëve të humbura që prej nisjes së pandemisë në vendin tonë.

Sakaq, infektimet kanë pësuar një rënie të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë raportojnë për 195 qytetarë të infektuar nga 1664 testime të kryera në mbarë vendin.

Tirana vijon të ketë sërish numrin më të lartë të të prekurve me Covid-19 me 63 raste, e ndjekur nga Fieri me 23 raste, Durrësi 18, Berati 12 dhe Lushnja me 10 raste.

I lartë vijon të mbetet numri i pacientëve që po marrin trajtim në spitalet Covid, ku nga 161 qytetarë, 18 janë në gjendje më të rënduar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 183 qytetarë, duke e çuar në total numrin në  189,227 që nga fillimi i epidemisë.

Tv Klan