197 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri



197 të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri

11:45 28/03/2020

Ka shkuar në 197 numri të infektuarve në Shqipëri me koronavirus.

Në një deklaratë për mediat Silva Bino, nga Instituti i Shëndetit Publik, bën me dije se në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona dhe kanë rezultuar pozitiv 11, ndërsa në total deri më tani janë kryer 1325 teste.

Ndërkaq numri i viktimave ka shkuar në 10, ndërsa në spitalin Infektiv aktualisht ndodhen të shtruar 74 pacientë, ku 4 janë në gjendje kritike .

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • Tiranë           113 raste
  • Durrës           11 raste
  • Lushnje         4 raste
  • Elbasan         5 raste
  • Rrogozhinë   2 raste
  • Fier               21 raste
  • Kavajë          4 raste
  • Korçë            12 raste
  • Vlorë            5 raste
  • Shkodër        4 raste
  • Lezhë            4 rast
  • Berat             1 rast
  • Has               2 raste
  • Krujë            3 rast
    -Tropojë          3 raste
  • Pukë               3 raste

Ministria bën me dije se 33 pacientë janë shëruar, mes tyre edhe 6 punonjës shëndetësie, 3 mjekë .

Edhe në këtë dalje, u është bërë sërish thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të qëndrojnë në shtëpi, të mos drejtohen menjëherë në urgjencë nëse dyshojnë se janë prekur nga Covid-19 por të telefonojnë 127. /tvklan.al



Të ngjashme