Është mbyllur ankandi për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Karavasta. Fituesi u shpall kompania franceze mes 30 subjekteve, pasi ka sjell një çmim surprizë edhe për qeverinë. Çmimi tavan i vendosur nga Ministria Energjetike ishte 55 euro, por oferta e bërë publike këtë të mërkurë ishte 24.89 euro për megavat.

Investimi prej 100 milionë eurosh në zonën e Karavastasë për ndërtimin e një parku diellor me fuqi prej 140 megavatësh, në një sipërfaqe prej 198 hektarë, për Kryeministrin Rama do të ketë impakt pozitiv edhe në ekonominë e vendit.

Ky është ankandi i dytë që realizohet në prodhimin e energjisë së rinovueshme nga dielli. I pari është fituar nga kompania India Power në Akërni të Vlorës. Kompania franceze do të shfrytëzoj këtë park për 15 vite.

Klan Plus