Rënie e vazhdueshme në të gjitha ciklet e studimit

2021 ka shënuar rënie me 2.2% të të diplomuarve në Shqipëri. Sipas Institutit të Statistikave kjo rënie e vazhdueshme prej 3 vitesh, prek të gjitha ciklet e arsimit nga fillorja deri në universitet.

Rënia më e madhe vërehet në arsimin bazë me 4.3% e pasuar nga arsimi i mesëm me 1,7 %. Dhe universitetet me 0.6% të diplomuar më pak se në 2020.

Në vitin akademik 2020-2021, u diplomuan në arsimin e lartë 32.690 studentë, 54% i përkasin programeve Bachelor dhe 40.8% programet Master, ndërsa pjesa tjetër i përket Doktoraturës.

Fusha në të cilën janë diplomuar më shumë studentë në të gjitha programet është “Biznes, administrim dhe ligj” me 30 % të studentëve.

Fusha e dytë më e preferuar nga meshkujt është “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me 18,9 % të të diplomuarve. Ndërsa, nga femrat fusha e dytë e preferuar është “Shëndet dhe mirëqenie” me 18,3 % të të diplomuarve.

Tv Klan