Gjykata e Krimeve ka lënë në burg 7 të arrestuarit për trafikun e 2.5 ton kanabis të trafikuara në porti i Durrësit në Janar të këtij viti.

Para togave kanë dalë nënkomisari Fatmir Lelaj, dy punonjësit e policisë së portit të Durrësit Gëzim Dervishi dhe Agron Kapllanaj, dy doganierët Altin Aktundi dhe Mikail Hila si dhe dy pjestarët e tjerë të grupit Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa.

 

Sipas prokurorisë këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë trafikuar drejt Italisë kamionin me lëndë narkotike nga porti kryesor i vendin. Gjykata i ka cilësuar të ligjshme ndalimet duke caktuar si masë sigurie për ta arrestin me burg. Numri në total i personave të arrestuar si pjesë e grupit është 12 persona. Në kohë të ndryshme gjatë këtij viti janë arrestuar edhe Demo Progonati, Eruon Hoti, Malton Lleshi, Dhimo Koraj dhe Aurel Lazaj.

Sipas prokurorisë, prej vitit 2014 grupi ka qenë aktiv dhe ka dëguar drejt italisë disa ngarkesa me kanabis. Në kohën kur punonjësi i policisë Festim Lelaj punonte në portin e Vlorës ka lejuar trafikun e 350 kilogramëve kanabis, po me kamion. Mjeti drejtohet nga të arrestuarit Skender Siceqa dhe Aurel Lazaj. Në trafikun nga porti i Durrësit droga u kalua në një kamion që trasportonte paleta druri dhe destinacioni perfundimtar ishte Gjermania. Në parkimin e portit personat ndërruan rimorkion dhe targën që kishte lëndë narkotike me një tjetër rimorkjo e cila ishte zhdoganuar më parë.

Tv Klan