Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 34 vite burg 6 persona të cilët trafikuan drejt Italisë nga porti i Durrësit 2.5 ton kanabisi. Por ngarkesa nuk mundi të shkojë në destinacionin përfundimtar që ishte Gjermania, pasi u bllokua në Ankona. Konkretisht togat e zeza dënuan me nga 13 vite heqje lirie Euron Hotin dhe Malton Lleshin. 16 vite u dhanë për Aurel Lazen, por duke qenë se ishte bashkëpunëtor i drejtësisë në këtë proces, u dënua me dy vite burg.

Me nga dy vite u dënuan 3 punonjësit e doganës në portin e Durrësit, Gëzim Dervishi, Agron Kapllani dhe Mikahil Hila. I vetmi që mori pafajësi në këtë proces ishte Altin Katundi edhe ky doganier, pasi nuk u provua përfshirja e tij në këtë trafik. Në lidhje me të njëjtin rast, në një procedim të ndarë është duke u gjykuar edhe një grup tjetër, ku si i pandehur është marrë edhe nënkomisari i Fierit, Festim Lelaj. Sipas Prokurorisë, zyrtari i policisë ishte një ndër personat më të rëndësishme të grupit.

Sasi e drogës prej 2,5 ton u zbulua në Janar të vitit 2017 dhe pas një hetimi disa mujor u faktua që këta persona kishin bashkëpunuar me njeri-tjetrin për të trafikuar kanabisin.

Tv Klan