2.6 ton kanabis, shpallet në kërkim biznesmeni



2.6 ton kanabis, shpallet në kërkim biznesmeni

16:50 09/11/2020

Droga u dërgua në Lushnje me një furgon të bardhë

Një tjetër person është shpallur në kërkim për sasinë prej 2.6 ton kanabis që u kap në Mali të Zi, por që dyshohet se u ngarkua në Lushnje. Ai është njëri prej aksionerëve të kompanisë që merrej me transport mallrash. Biznesmeni Sh. Kojku është shpallur në kërkim policor nga uniformat blu, pasi nuk u gjet në banesë.

Hetimet kanë zbuluar se personat e arrestuar kishin falsifikuar vulën e kamionit që erdhi me fruta-perime nga Greqia. Gjatë ndalesës në Lushnje, brenda magazinës ka dyshime se vula është ndryshuar për të shmangur kontrollet në pikat kufitare.

Lidhur me sasinë prej 2.6 ton kanabis, policia ka mbledhur kamerat e sigurisë, ku dallohet një furgon i bardhë që futet në magazinë. Hetuesit dyshojnë se ky furgon ka ardhur nga Fushë-Kruja.

Mësohet se për ngjarjen nën hetim janë edhe oficerë të policisë, që mund të kenë shpërdoruar detyrën. Droga u kap më 3 Nëntor sapo kamioni kaloi pikën kufitare Hani i Hotit, dhe kishte destinacion Gjermaninë.

Tv Klan






Të ngjashme