Maqedonia e veriut ka shpenzuar deri tani 6 milionë euro

Trajtimi spitalor i një pacienti të infektuar nga virusi korona, sistemit shëndetësor i kushton mijëra euro. Duke filluar nga diagnostikimi përmes testit, shërbimet klinike, terapia e barërave dhe dy testet tjera deri në shërimin e plotë, kostoja mesatare arrin në 2 628 euro për një pacient. Pacienti nuk paguan asnjë kosto.

Këto të dhëna jepen nga fqinji ynë, Maqedonia e Veriut. Kostot e publikuara nga ana e  Ministrisë së Shëndetësisë në Shkup janë përllogaritur për 13 ditë qëndrim në spital të çdo pacienti në situatë të rëndë klinike të shkaktuar nga koronavirusi. Që nga pacienti zero e deri në fillim të muajit Gusht kostoja e përgjithshme e shërbimeve spitalore në këtë shtet, për të gjithë pacientët e hospitalizuar me Covid-19 ka arritur në 6 milion euro.

Kostot përfshijnë periudhen deri në këtë fillim Gushti, kur shifra e përgjithshme e të prekurve arriti 11 mijë. Në kurim spitalorë janë trajtuar mbi 20% e pacientë. Aktualisht në kushte spitalore janë duke u trajtuar 338 pacientë me Covid-19, prej tyre 109 në terapi oksigjeni dhe 12 në ventilim mekanik.

Gjithsej Maqedonia e Veriut ka 11 054 pacientë të diagnostikuar. Prej tyre 2 285 pacientë ose 20,8% e në trajtim spitalor dhe 8 720 pacientë ose 78,1% kurim shtëpiak. Ndërkaq, miliona euro janë shpenzuar edhe për testimet masive të dyshuarve me simptoma dhe personave tjerë të kontaktit. Deri më tani janë realizuar mbi 110 mijë teste PCR, që shtetit i kanë kushtuar mbi 6,2 milionë euro.

Klan Plus