Kjo varëse me diamantë me peshë 60 gramë pritet të arrijë një çmim shitjeje prej 2.8 milionë dollarësh, në ankandin e planifikuar për më 11 Nëntor në Gjenevë.

Nuk është një varëse e thjeshtë me diamantë, por dikur ajo ka qenë e Mari Antonetës, bashkëshortes së Luigjit të 16, mbretit të Francës. Varësja me diamantë daton në shekullin e 18 dhe është prodhuar në dekadën para Revolucionit Francez të 1789-ës.

Shtëpia Sothebis që organizon ankandin tha se ndër fisnikët e fundit që e kanë patur këtë varëse, kanë qenë Markezët e Anglisë, një familje aristokrate anglo-uellsiane, pjesëtarët e së cilës e kanë veshur në kurorëzimin e Mbretit Xhorxh i 6-të në 1937-ën dhe në atë të mbretëreshës Elizabet në 1953-shin.

Për herë të fundit, kjo varëse u shfaq në publik para 5 dekadash në 1973, para se të bëhej pjesë e një koleksioni privat.

Tv Klan