aklsidenti-kukesDy persona humbën jetën në dy aksidente të ndodhura gjatë ditës së sotme.

Rreth mesditës në aksin Kukës – Morinë një furgon ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Gjegjan dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i saj dhe janë plagosur 3 pasagjerë.

Shkaqet e këtij aksidenti janë ende të paqarta.

Ndërsa pardite, në Elbasan, një 62 -vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një kamion me targa maqedonase, në kryëqëzimin pranë Metalurgjikut.aksident-Elbasan

Policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit, shtetasin maqedonas Risto Demovski, për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti.