Në harkun kohor të rreth 5 minutave, 2 persona mbetën të plagosur në Tiranë, në 2 aksidente të ndryshme. Në të dyja rastet të plagosur mbetën 2 këmbësorë. Po ashtu, të dy shoferët e automjeteve, u larguan nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti i parë, sipas policisë, ndodhi rreth orës 19:30, në rrugën “Aleksandër Moisiu”. Një fuoristradë aksidentoi një 55-vjeçar dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Aksidenti tjetër ndodhi rreth orës 19:35, në rrugën “Bardhyl”. Edhe në këtë rast, shoferi është ende i paidentifikuar. Policia thotë se ai përplasi një burrë 58-vjeçar, i cili po ashtu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidenteve, si dhe për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e mjeteve./tvklan.al