Qytetarët e Kosovës në ditët e ndërrimit të viteve nuk do të vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Furnizimi për datat 31 dhjetor dhe 1 janar garantohet nga Shqipëria si ndihmë për krizën energjetike që po kalon vendi fqinj.

Diçka e tillë u kërkua nga ministrja e Ekonomisë në Kosovë dhe qeveria Rama shprehu menjëherë gatishmërinë për të ndihmuar autoritetet në Prishtinë.

Ky akt u përshëndet nga kryeministri Kurti i cili e falenderoi homologun shqiptar duke thënë se sasinë e energjisë do ta kthejë në verë nëse Shqipëria do të ketë nevojë.

Klan News