2 ditë pas lindjes, foshnja rezulton me Covid, nëna: Kisha një ndjenjë faji


2 ditë pas lindjes, foshnja rezulton me Covid, nëna: Kisha një ndjenjë faji

13:23 30/07/2020

Një foshnjë ka rezultuar me virus, vetëm dy ditë pas lindjes.

Vogëlushi Presley Dowdall lindi në Spitalin ‘Basildon’ në Essex. Ai kishte probleme me frymëmarrjen dhe më vonë u diagnostikua me Covid-19.

Nëna e tij Roxanne Dowdall u shpreh se ishte e shokuar nga rezultati i testit.

Ishte një tronditje e tillë dhe unë nuk mund ta besoja atë që dëgjoja. Ndihej sikur koha kishte qëndruar dhe unë po jetoja historinë e dikujt tjetër. Mbaj mend që kisha një ndjenjë faji. Pse nuk mund ta mbroja djalin tim të porsalindur? Kam pasur një milion pyetje që shkojnë rreth e përqark në mendjen time, se si ai mund të ishte infektuar”.

Ajo tha që Presley nuk  ka më simptoma dhe është shëruar plotësisht nga virusi, por ende nuk e dinë se si foshnja u infektua.

Asnjëherë nuk do të marrim një përgjigje se si u infektua me Covid-19 dhe kjo është thjesht një pyetje pa përgjigje, me të cilën do të duhet të jetojmë“./tvklan.al




Të ngjashme