Pas ridelegimit në krye të bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani është shfaqur krah kryeministrit Rama, gjatë inspektimit të punimeve të shkollës “Edith Durham”, në Tiranë.
Kryeministri Rama vlerësoi punën e punonjësve të ndërtimit ndërsa njoftoi se shkolla pritet të bëhet funksionale më 15 Shtator të këtij viti.
Shkolla “Edith Durham” është godina e 48-të moderne arsimore e rikonstruktuar nga bashkia e Tiranës.
Klan News