2 fëmijë dhe 1 i rritur kanë ndërruar jetë si pasojë e urisë në Sudanin e Jugut pasi janë përballur me shkurtimin e ndihmave ushqimore. Vdekjet ndodhën në një kamp në Warrap.

Kjo ka ardhur pasi Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP) u shpreh se kishte pezulluar programet e racionimit në disa pjesë të vendit për shkak të mungesës së fondeve.

Në Qershor, WFP tha se i duheshin 426 milionë dollarë (352 milionë £) për të vazhduar shpërndarjen e ushqimit. Por kjo ndihmë nuk ka ardhur pasi komuniteti ndërkombëtar është fokusuar në kriza të tjera, duke përfshirë dhe pushtimin rus të Ukrainës.

Programi Botëror i Ushqimit tha se pezullimi u përhap në rajone të ndryshme të vendit dhe shtuan se më shumë se 60% e popullsisë prej 11 milionë banorësh tani përballen me pasiguri ushqimore.

Sami Al Subaihi, një punonjës i Médecins Sans Frontières në kamp ​​tha se njëri nga fëmijët ishte vetëm 5 vjeç.

“Unë e gjeta nënën e njërit prej fëmijëve të ulur pranë varrit të vogël të djalit të saj 5-vjeçar”, tha ai.

Ai shtoi se më shumë se 20,000 njerëz që jetonin në kampe ishin në rrezik nga uria.

“Në një kamp unë shoh njerëz fizikisht të rraskapitur. Është e qartë se ata nuk kanë pasur ushqim të mjaftueshëm për një kohë. Unë nuk shoh askënd duke gatuar apo ndonjë ushqim të ruajtur në asnjë prej strehimoreve.”/tvklan.al