Ministria e Shëndetësisë informon se në total janë 15 persona të plagosur nga protesta e opozitës përpara godinës së Kryeministrisë.

Së fundmi bëhet me dije se në QSUT janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore 5 policë, 2 gazetarë dhe 5 protestues. Mjekët thonë se të gjithë të lënduarit kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë në gjendje të stabilizuar.

Më herët gjatë protestës kishin pësuar dëmtime në kokë dhe kurriz dy efektivë policie, të cilët morën mjekim në Spitalin e Traumës. 

/tvklan.al