2 pacientë të prekur me Covid-19 nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 2 qytetarë nga Tirana, një 66 vjeçar dhe 73 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese”.

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 832 testime dhe janë konfirmuar 106 të prekur me virus.

“31 të prekur  në Tiranë, 12 në Durrës, 10 në Shkodër, 6 raste në Korçë, Kukës, Lushnje, 5 raste në Dibër, 4 raste në Fier, Kavajë, 3 raste në Kurbin, Elbasan, 2 raste në Devoll, Lezhë, Vlorë, 1  rast në Krujë, Rrogozhinë, Mat, Gjirokastër, Përmet, Divjakë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Klos, Patos”.

Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 182 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë, në 24 orët e fundit 137 qytetarë rezultojnë të shëruar,  duke e çuar në 7534 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al