Në 24 orët e fundit janë shënuar 18 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë shënuar 2 humbje jete nga Covid-19, një qytetar nga Korça 84 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 87 vjeç. Janë kryer 166 testime, ndërsa 90 qytetarë janë shëruar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 166 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto bashki:

9 në Tiranë, 3 në Lushnje, nga 2 qytetarë në Mallakastër, Vlorë, nga 1 qytetarë në Pukë, Delvinë.

Janë 865 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit ka 2  humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Korça 84 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 87 vjeç.

Janë shëruar 90 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,001 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al