McConnell: Peshë e panevojshme për borxhin kombëtar në këtë moment krize

Në ditët e fundit të presidencës së tij, Donald Trump po përballet me revoltën e përfaqësuesve në kongres të partisë së tij. Pasi i hodhën poshtë veton për buxhetin ushtarak, republikanët që i hedhin poshtë Trumpit në Senat kërkesën për shtimin e ndihmës financiare për krizën e pandemisë për të papunët nga 600 në 2 mijë Dollarë për person.

Kreu i grupit të senatorëve republikanë Mitch McConnell tha se kërkesa e presidentit në detyrë është e menduar jo mirë. Sipas tij, rritja e pagesës së ndihmës ekonomike rëndon borxhin kombëtar në një moment krize të thellë.

Mcconell u shpreh se duhet rishikuar me detaje lista e personave që përfitojnë ndihmë, pasi sipas tij demokratët e pranuan këtë rritje që të përfitojnë miqtë e tyre të pasur, pronarë të bizneseve të dëmtuara të cilët fshehin të ardhurat.

Kreu i senatorëve republikanë tha se nuk do të ketë një votim të shpejtë të kësaj pakete në Senat, pavarësisht Dhoma e Ulët e Kongresit e miratoi javën e kaluar me mbështetje të gjerë të republikanëve.

Tv Klan