Rama: Patriotët fals e lanë për dekada në rrumpallë

Me një fond prej 2 milionë Eurosh është bërë i mundur që pas afro 100 vitesh Arkiva Qëndrore e Shtetit të ketë ambiente me kushte optimale për të ruajtuar gjithë dokumentet arkivor.

Veç sistemit të zjarrëfikësve çdo ambient është i pajisur me aparatura të  standardeve që nuk dëmton por përkundrazi ruan në kohë dokumentet nga lagështia apo faktorët e tjerë ambiental.

Kryeministri zgjodhi që për investimin të mos flasë gjatë inspektimit në ambientet e rikonstruktuara por në një postim ku shkruan se “sa e tmerrshme se si për dekada e dekada, sidomos në vitet e Rrumpallës Demokratikase, memoria e dokumentuar e truallit shqiptar që nga shekulli VI dhe më pas e vetë shtetit shqiptar qysh nga 1912 u la në mëshirë të fatit, në kushtet e një turpi të pashoq që është në fakt pasqyra e patriotizmit fals të atyre që atdheun e trajtuan vetëm si avaz propagandistik e si plaçkë pushteti”.

Tv Klan