2 muaj hetime, vihen në pranga dy të rinj

2 muaj hetime, vihen në pranga dy të rinj

17:35 30/07/2020

Finalizohet operacioni policor i koduar “Agimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, ndërsa sekuestrohen rreth 5.1 kg kanabis, municion luftarak, 1 automjet, 4 aparate celularë dhe një sasi parash.

Sipas informacioneve policore, në pranga kanë rënë 2 shtetas.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas një hetimi dymujor, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Agimi”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: L. M., 30 vjeç, banues në Fier dhe N. M., 31 vjeç, banues në Fier”.

Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5.1 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e paketuar, e gatshme për t’u hedhur në treg.

Gjithashtu, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një krehër me 6 fishekë, 4 aparate celularë, 1 automjet dhe një sasi parash.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”. /tvklan.al





Të ngjashme