Dy blerës të biletave për lotari në Shtetet e Bashkuara kanë fituar më shumë se 1 miliard dollarë gjatë fundjavës.

Një person apo grup në New Hampshire ka fituar 560 milionë dollarë në lotarinë Powerball, vetëm një ditë, pasi blerësi i tiketës në Florida ka fituar 450 milionë dollarë në lotarinë Mega Millions.

Identitetet e fituesve nuk janë bërë të ditura.

Vlera prej 560 milionë dollarëve është shifra e gjashtë më e lartë në Powerball e fituar ndonjëherë.

“Jam shumë i gëzuar”

, ka thënë pronari i marketit ku është blerë tiketa, Sam Safa.

Dyqani do të fitojë 75 mijë dollarë për shitjen e biletës. Ndërsa bileta e Mega Millions është cilësuar si e katërta sa i përket shifrës së fituar. Dyqani ku është blerë kjo biletë do të fitojë 100,000 euro për shitjen e saj./REL