

2 personat e radhës që duhet të deklarojnë pasurinë
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, 2 personave.
Ata janë Bari Delaj, banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Taulant Shkëmbi (Ahmeti) banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./tvklan.al
