Një stacion hekurudhor që përdorej për evakuimin e civilëve në Ukrainën lindore raportohet të jetë goditur nga dy raketa ruse këtë të premte.

Të paktën 30 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur është bilanci paraprak.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një stacion treni në qytetin e Kramatorsk, në rajonin e Donetsk, aty ku ofensiva e paralajmëruar nga forcat ruse duket se tashmë ka nisur.

Sipas asaj që shkruan BBC , guvernatori rajonal i Donetskut, Pavlo Kyrylenko tha se në momentin e sulmeve në stacion ndodheshin me mijëra njerëz, pasi banorët nga rajoni i Donetsk po evakuoheshin në rajone më të sigurta në Ukrainë.

Kramatorsk është një nga stacionet që funksiononte ende në Ukrainë. Ai njihet gjerësisht si një nga rrugët kryesore të evakuimit jashtë Ukrainës lindore./tvklan.al