102 infektime aktive në Kosovë

Mbeten të ulëta infektimet me Covid në Kosovë. Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë atje raportoi për vetëm 3 raste të reja nga afro 1100 testime të kryera.

Dy persona jane shëruar ndërsa numri i rasteve aktive ka mbërritur në 102.

Autoritetet shëndetësore në Prishtinë bënë të ditur gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur humbje jete si pasojë e koronavirusit.

Tv Klan