Në 24 orët e fundit janë shënuar 2 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 47 testime, ndërsa 15 qytetarë janë shëruar. Fatmirësisht, nuk ka humbje jete gjatë 24-orëshit si pasojë e koronavirusit.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 47 testime, nga të cilët 2 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19:
Nga 1 qytetar në Berat, Dimal.
Janë 168 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,127 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al